“Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i një marrëveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët”.
Kështu i ka reaguar në nënkryetarja e PDK-së , Vlora Citaku, ministrit të Kulturës, Hajrulla Çekut, i cili kritikat e opozitë s ndaj kryeministrit, Albin Kurtin për pranimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pa njohje de-jure nga Serbia, i cilësoi i “dyfytyrësi si e thellë opozitare.
“Dyfytyrësi e thellë opozitare. ‘E pranuat Asociacionin pa njohje’ po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”, ka shkruar Çeku.