Njëri nga të plagosurit në Vushtrri në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rënd ka ndodhur në tregun e Vushtrrisë sot në orët e mbrëmjes, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Të dy të plagosurit po trajtohen në Emergjencë, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë

Një person u vra e dy të tjerë mbetën të plagosur sot tek tregu në Vushtrri.

Të dy janë duke u trajtuar në Emergjencë në Prishtinë, e sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

“Njëri nga ta është në gjendje shumë të rëndë” – ka thënë Syla.

Ai ka thënë se për më shumë detaje të kontaktohet mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, mirëpo ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Kryeprokurorin e Mitrovicës, Ismet Ujkani, ai ka treguar se prokurorja e rastit është në vendin ne ngjarjes.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ai ka thënë se lidhur me rastin janë arretuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë.

Tutje Zahiti ka thënë se hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika