Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në procesin e dialogut pas takimeve të 26 shtatorit në Bruksel.
Haradinaj-Stublla ka thënë se implementimi i Asociacionit, në çdo formë që ai të vije, pa njohjen zyrtare të Serbisë, do të rrezikojë sferën e ndikimit rus dhe do të krijojë një legjitimim të institucioneve paralele serbe.
Ajo ka shprehur bindjen se kjo situatë mund të çojë në ndarjen e Kosovës në të ardhmen, si pasojë e këtyre zhvillimeve. Kjo deklaratë është bërë përmes një postimi në platformën “X”.
“Implementimi i ‘Asociacionit’ (çdo version) pa njohjen dejure nga Serbia (në këtë rast do të përcaktoheshin edhe kufijtë e nënshkruar në Bruksel në vitin 2011) do të thotë:
1.Zgjerimi i epiqendrës së ndikimit rus edhe brenda Kosovës;
2.Legalizimi i institucioneve paralele serbe aktualisht ilegale në Kosovë, dhe
3.Prelud i ndarjes pas disa vitesh!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Kujtojmë se pas takimeve të fundit në Bruksel, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni përmes një letre kanë dalë me kërkesa të drejtpërdrejta për Kosovën dhe Serbinë.
Ata kërkuan që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga pesëshja perëndimore më 21 tetor, ndërkaq Serbia realizojë njohjen defacto.
❌Implementation of the ‘association’ (any version) without the de-jure recognition by #Serbia (in which case the borders signed in Brussels in 2011 would also be defined) will mean:
1. Expansion of the epicenter of #Russian influence also within #Kosovo;
2. Legalization of…
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) October 29, 2023