Vizita e Von der Leyen, Policia njofton se qarkullimi nga aeroporti drejt Prishtinës do të ndërpritet përkohësisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, qarkullimi i trafikut nga aeroporti për në Prishtinë do të ndërpritet përkohësisht

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, gjatë konferencës për media në Kosovë, më 27 tetor 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, këtë të hënë do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Për të siguruar që vizita të zhvillohet pa ngjarje të papritura dhe për ta lejuar lëvizjen e lirë të saj dhe delegacionit, do të ndërmerren disa masa në ndërprerje të përkohshme të trafikut.

Sipas njoftimit të Policisë, këto masa do të zbatohen në intervale të shkurtra kohore dhe do të prekin rrugën nga aeroporti ndërkombëtar drejt kryeqytetit dhe afër objekteve shtetërore.

Gjithashtu, do të ketë riorientim të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta zyrtare.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës gjatë mesditës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit dhe afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Prandaj, Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Gjatë vizitës, presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e saj është një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të prezantuar më në detaje Planin për Rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Takimi me presidenten Osmani do të fillojë nga pra 13:15 në Presidencë. Po ashtu, pas takimit pritet të ketë edhe konferencë për shtyp.

Ndërkaq, me fillim nga ora 14:40 pritet të nisë takimi mes kryeministrit Kurti dhe Von der Leyen.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika