Gjermania, shteti që ka investuar mbi 800 milionë euro në Kosovë

Gjermania mbetet lidere me investimet e saj në Republikën e Kosovës. E këto investime që janë të fokusuara në patundshmëri vijnë kryesisht nga bashkatdhetarët, të cilët kanë shtetësi gjermane

Shteti në të cilin ka qëndruar për vizitë Kryeministri gjatë muajit janar të këtij viti (Austria), ka investuar gjashtë milionë euro. Por, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Gjermania mbetet vendi që po investon më së shumti në shtetin tonë.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti thotë se vazhdimisht po bën thirrje për investime në Kosovë. Nga mbi 58 milionë euro investime nga jashtë, mbi 20 milionë euro janë investime gjermane. Krahas dy superfuqive, Austria vetëm përgjatë muajit janar ka investuar mbi 6 milionë euro.

Përkundër se muaji janar shënon rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ekonomisti Erton Bega thotë se shumica e investimeve janë në patundshmëri.

“Fakti që shumica e investimeve të huaja vijnë nga shtetet ku ne kemi një diasporë të fuqishme dhe shkojnë në patundshmëri, sigurisht na lë të kuptojmë se janë shqiptarë me nënshtetësi të huaj të cilët blejnë prona në Kosovë. Ky është lajm pozitiv, sepse tregon që diaspora jonë ka vëmendjen dhe është e interesuar që të mbajë lidhjet me Kosovën. Mirëpo, nën anë tjetër, sa i përket ekonomisë nuk është investimi më i duhur patundshmëria, për shkak se i vetmi burim i cili sigurohet nga ajo mund të jenë qiratë, pra nuk shkon në një efekt zingjiror të kthimit”, deklaron ekonomisti Bega.

Sipas tij janë tre faktorë të cilët po ndikojnë që kompanitë ndërkombëtare të hezitojnë që të investojnë në Kosovë.

“Ato lidhen kryesisht me situatën politike dhe sigurinë e cila në këndvështrimin e korporatave multinacionale konsiderohet e pasigurtë. E dyta është sundimi i ligjit, për çka jemi të vetëdijshëm se të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për korrupsion në sistemin gjyqësor të Kosovës. Problemi i tretë mund të lidhet me politikat fiskale dhe garancitë të cilat dua t’i japë Qeveria në planin afatgjatë”, u shpreh ai për RTV Dukagjinin.

Ekonomisti, Erton Bega

Vlera e investimeve për muajin janar të këtij viti kap shifrën 58 milionë euro, mbi 27 milionë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkaq, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, sipas të dhënave të BQK-së, Gjermania ka investuar më së shumti. Janë mbi 802 milionë euro investime gjermane.

Pas tyre vijnë investimet nga Zvicra, shtet i cili nga viti 2007 në Kosovë i ka investuar 718 milionë euro.

Shteti tjetër mik i Kosovës, Britania e Madhe për 15 vjet ka investuar mbi 450 milionë euro.  Pesë milionë euro më pak në Kosovë për këtë periudhë ka investuar Turqia. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas BQK-së, në Kosovë kanë investuar mbi 308 milionë euro. Edhe Shqipëria hyn në listën e shteteve që kanë investuar më së shumti në shtetin tonë. Vlera e investimeve është 331 milionë euro.

Viti 2021 shënon shifra rekord të investimeve direkte, me ç ‘rast Kosova pranoi mbi 415 milionë euro investime. Vetëm para Pavarësisë së Kosovës ka pasur kaq shumë investime.

Në total që nga viti 2007 deri në vitin 2021, shtetet e tjera në Kosovë kanë investuar mbi 4 miliardë e 570 milionë euro.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika