Dy ish-këshilltarët e Hashim Thaçit, Blerim Shala e Bashkim Smaka, kanë qenë cak i bastisjeve të Prokurorisë së Speciales të Hagës.
Bastisjet ndaj Shalës i ka konfirmuar vetë avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.
Ndërkaq, nga shtëpia e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka, është duke raportuar Dukagjini nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje më këtë rast, Dukagjini ka dërguar pyetje në ZPS, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk kanë kthyer përgjigje.