Osmani pas takimit me Ursula von der Leyen: Masat ndaj Kosovës duhet të largohen, adresa e pengesave është në Beograd

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Pas takimit, në konferencë për media, Osmani ka thënë se ka kërkuar nga Ursula von der Leyen që të largohen masat ndaj Kosovës, pasi vendi ynë, sipas saj, ka bërë angazhim konkret për deesaklim të situatës dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“Në takim potencova edhe rëndësinë dhe nevojën për largimin e masave të vendosura ndaj Kosovës. Institucionet tona përgjatë muajve të kaluar kanë treguar jo vetëm angazhim konkret për deeskalim të situatës, por edhe përkushtim të plotë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë. Njëkohësisht, institucionet tona kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të garantuar zgjedhje të reja e të lira, por për fat të keq adresa e këtyre pengesave është në Beograd. Krahas sfidave kolektive globale theksova se sfidat komplekse që po kalon RKS-ja janë si rezultat i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë”, ka thënë Osamni.

Osmani ka treguar edhe për planin që presidentja e KE-së ia ka prezantuar në takim.

“Planin gjithëpërfshirës i bazuar në katër shtylla shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët evropian. Ky plan parasheh mbështetjen e BE-së përmes rritjes së asistencës financiare për reformat që duhet ndërmarrë. Në takim shpreha falënderimin që i dhanë epilog procesit të vizave, ku nga janari qytetarët do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen”, ka shtuar Osmani.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika