Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka falënderuar atë për angazhimin rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Njëkohësisht, ritheksova nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, përderisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, për vendin tonë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë “në ballë të reformave dinamike” që e forcojnë demokracinë, mbështesin sundimin e ligjit e të tjerë.
“Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë në ballë të reformave dinamike që e forcojnë demokracinë, mbështesin sundimin e ligjit, rrisin standardin e jetesës për qytetarët tanë dhe afrojnë vendin tonë me Bashkimin Evropian”, ka shkruar presidentja.
Ndërsa në platformën “X”, Osmani ka thënë se takimi i sotëm me von der Leyen ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për zhvillimet e fundit, reformat dinamike të Kosovës në rrugën drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e heqjes së masave aktuale.
“Kosova meriton statusin e kandidatit në BE dhe ne llogarisim në mbështetjen tuaj”, ka shkruar Osmani.
Welcome back, @EU_Commission President @vonderleyen!
Today’s meeting was a good opportunity to discuss recent developments, 🇽🇰’s dynamic reforms on our 🇪🇺 path & the necessity for current measures to be removed.
🇽🇰 deserves EU candidate status and we count on your support. pic.twitter.com/i2f2tOMOPJ
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 30, 2023