Vazhdon e mbyllur seanca gjyqësore ndaj infermiereve që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë

Tre infermieret Aulona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzie Kuqi janë para gjykatës në Pejë për akuza të dhunës fizike ndaj të moshuarës. Po ashtu, vajza e të moshuarës, është prezentë në procesin gjyqësor

Të martën kanë dalë para gjykatës Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, nën akuzat për “sulm” ndaj të moshuarës Minire Nuraj në nëntor të 2022-tës, në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Prezentë nuk ka qenë e dëmtuara, Minire Nura, mirëpo në përfaqësim të saj  ligjërisht në gjykatore është vajza e saj, Zhanete Nura Vala.

Po ashtu, prezent në seancën gjyqësore ka qenë edhe eksperti psikiatër, Nysret Pepaj.

Gjyqtarja ka kërkuar mendimin e palëve nëse seanca duhet të jetë e mbyllur.

“Plotësohen kushtet për të filluar seancë mirëpo palët në procedurë e dëmtuara Minire Nura sipas ekspertizës së psikiatrisë e datës 03.11.2022, e punuar nga dr Nysret Pepaj psikiatër dhe Venera Mushkolaj psikologe klinike, konstatohet se e njëjta është e diagnostikuar me sëmundje F009 e që konsiderohet sëmundje organike me pasoja psikike, gjykata për ta ruajtur integritetin personal të palës në procedurë konform nenit 289, fillimisht fton palët të deklarohen a do të jetë e hapur për publikun”, ka deklaruar gjyqtarja, Ilda Cucavic Sahatqiu.

Prokuroria ia ka lënë në dorë gjykatës, ndërkaq avokati i të moshuarës ka kërkuar që e njëjta të jetë e hapur.

“Konsideroj se shqyrtimi i mbylljes së seancës në këtë fazë fillestare nuk e gëzon pëlqimin dhe pajtimin tonë si palë në procedurë dhe as kërkuar të mbyllet, dhe e kundërshtoj fuqishëm një propozim të tillë sepse është në kundërshtim të plotë me ligjin. Absolutisht duam të jetë e hapur ta shohin të gjithë, edhe për vepra më të rënda penale janë të hapura lërë më për veprën e sulmit”, ka thënë Meshar Selimaj, avokati i të moshuarës.

Ndërsa, Veton Berisha avokati i të pandehurës, Aurona Pelajt, ka kërkuar që seanca gjyqësore të mbahet e mbyllur.

“Gjykatës i kërkoj që seanca e sotme ta mbajë të mbyllur, kërkesën tonë. E mbështetim nën nenin 289 të kpfot të procedurës penale, që të mbrohet integriteti i palëve në procedurë rendi dhe ligji”, ka deklaruar ai.

Edhe Ademaj avokati i të pandehurës Altina Rexhepi, ka kërkuar që seanca të jetë e mbyllur.

Gjithashtu, edhe Faruk Binakaj avokati i të pandehurës Remzie Kuqi, ka kërkuar të njëjtën gjë.

“Propozoj që seanca të jetë e mbyllur për publikun dhe atë nuk dua të replikoj me kolegun Selimaj por të lexohen mirë dispozitat ligjore, ku në mesin e të akuzuarve kemi persona që duhet tu mbrohet integriteti dhe nuk duhet nxituar në ndikim të emocionit por është mirë të kuptohet, që do të rrezikohej edhe informacioni nga publiku si dhe mbrojtja e jetës personale të të dyshuarave”, ka deklaruar ai.

Aurona Pelaj akuzohet për rrahjen e të moshuarës, ndërsa Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen e dhunës, si dhe “Fotografim apo incizim i paautorizuar”.

Pamjet kur Aurona Pelaj e rrihte me shuplaka dhe shkelma të moshuarën në shtëpinë e pleqve, tronditën opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe pati reagime të shumta.

Më 4 maj 2023 është ngritur aktakuzë ndaj tri infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë, kishte bërë të ditur Prokuroria Themelore në Pejë.

Me anë të një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Pejë kishte bërë të ditur se sipas aktakuzës, tri të pandehurat, në cilësinë e infermiereve, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, që të njëjtën ta vënë nën kontroll.

Krahas kësaj, sipas komunikatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurat kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lart. Tutje, thuhet se prokurori i çështjes ka propozuar që tri të pandehurat të shpallen fajtore.

E moshuara që ishte sulmuar në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, kishte edhe shenja të dhunës dhe përvëlimi, kështu kishte treguar ekspertiza mjekoligjore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika