Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të hënën e 23 majit, duke filluar nga ora 11:00 do të mblidhet për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca, si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.
Në rend dite në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.
Po ashtu në rend dite në mbledhjen e sotme të kryesisë është votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend dhe votimi në parim i projektligjit për pagë minimale.
Ky është rendi i ditës
- Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.
III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:
- Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,
- Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:
- Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
- Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
- Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.
VII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Po ashtu, para mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, do të mblidhet edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Në rend dite do të jetë, diskutimi me bordin e ZRrE-së, pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike (kjo pikë mbahet me dyer të mbyllura më kërkesë të bordit të ZRrE-së).
Ndërsa, në orën 14:00, do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Në rend dite do të jetë raportimi i Zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi lidhur me dialogun me Serbinë.