Lulzim Hetemi shihet jashtë komunës, takon zyrtarë të VV-së

Ka gjashtë muaj që kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, jeton brenda ndërtesës së komunës. Ai në një intervistë për RTK para disa ditësh ka thënë se do të vazhdojë të mbetet aty, derisa largimin nuk ia kërkon shteti i Kosovës, përkatësisht qeveria dhe kryeministri Albin Kurti.

Por, “Oso Kuka” siç e quante kryeministri shqiptar, Edi Rama, është parë jashtë objektit të komunës. Kjo u bë e ditur nga vetë Hetemi, i cili ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, duke treguar se kush e vizitoi.

“Kënaqësi t’i pres në takim Sekretarin Organizativ të LVV-së, z. Alim Rama dhe nënkryetarin e Qendrës së LVV-së në Mitrovicë, z. Alban Uka”, ka shkruar Hetemi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika