“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri botëror. Serbët nuk duhet të zihen në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm, të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska dhe nëse është vendim demokratik edhe nga Mali i Zi”.
Kjo ishte thirrja fashiste e presidentit të Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik, për krijimin e “Serbisë së madhe”. Thirrje që e befasoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mosreagim nga Bashkimi Evropian.
“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt”, ka shkruar Rama në X.
Three days have passed since the dangerous and inflammatory remarks were made against Bosnia and Herzegovina, Kosova, and Montenegro. I must confess, I am surprised by the lack of reaction from our EU partners so far, and I sincerely hope that this silence will be broken as soon…
— Edi Rama (@ediramaal) October 31, 2023
Sipas Dodikut në këtë shekull serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm, ai ka thënë se pjesë të së cilit, duhet të jenë edhe Kosova dhe Mali i Zi.
“Më duhet ta them se (presidenti i Serbisë, Aleksandër) Vuçiq e ktheu këtë çështje në skenën ndërkombëtare nëpërmjet procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjeve për Kosovën nga një numër i konsiderueshëm shtetesh”.
“Mendoj se duhet të ruajmë një zgjidhje korrekte dhe të qëndrueshme e afatgjate, dhe që nuk është në interesin e Britanisë dhe Amerikës. E vetmja zgjidhje është Republika Sërpska, Serbia dhe territoret serbe, Kosova, dhe sigurisht rikthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb, sepse padyshim që i përket vendi”, ka përfunduar ai.