Çitaku: Specialja ka degraduar në gjyqe të politizuara e gjueti shtrigash

Vlora Çitaku, nënkryetarja e PDK-së, ka komentuar bastisjet e fundit të Prokurorisë së Gjykatës Speciale në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit dhe ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si ky organ ka vepruar

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar bastisjet e fundit të Prokurorisë së Gjykatës Speciale në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit.

Çitaku ka thënë se Specialja ka degraduar në gjyqe të politizuara dhe gjueti shtrigash.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijua për të hetuar pretendimet për marrjen e organeve. Ajo tani ka degraduar në organizimin e gjyqeve të politizuara në Hagë dhe një gjueti shtrigash në shkallë të gjerë brenda Kosovës kundër gazetarëve, ish-këshilltarëve, kujtdo që ka ndonjë lidhje me UÇK-në. Një perversitet i drejtësisë”, ka shkruar Çitaku në X.

Gjatë ditës së hënë dhe martë me urdhër të ZPS-së janë bastisur shtëpitë e Blerim Shalës, Bashkim Smakës e Artan Behramit, të tre ish-këshilltarë të Thaçit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika