Është përfshirë nga zjarri një shtëpi që ishte pjesë e trashëgimisë kulturore njëherit edhe më e vjetëra, në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore është përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, ka thënë Zahiti.