Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mërkurën ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 17 dhjetor.
Të dielën e 17 dhjetorit do të mbahet votimi për mbledhjen e re të Kuvendit të Serbisë, shkruan gazeta serbe, “Danas”.
Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna të Serbisë, të cilat i shpalli sot kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq.
Vuçiq ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i cili hyn në fuqi ditën e botimit në gazetën zyrtare.
Vuçiqi u ka uruar qytetarëve zgjedhje të mbarë. Ai u uroi të gjithë pjesëmarrësve rezultate të mira në prezantimin e ideve dhe të ankesave të tyre.