Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se 11 ushtarë izraelit kanë vdekur në Gaza të martën.
Netanyahu ka thënë se ushtarët izraelitë “kanë rënë në një luftë të drejtë”.
“Ushtarët tanë ranë në një luftë të drejtë, një luftë për shtëpinë tonë. Ju premtoj qytetarëve të Izraelit: do të vazhdojmë derisa të përmbushim misionin – do të vazhdojmë deri në fitore”, ka thënë kryeministri i Izraelit.
Ai ka thënë se janë në një luftë të vështirë dhe se do të jetë një luftë e gjatë, raporton BBC, përcjell Dukagjini.
“Jemi në një luftë të vështirë. Do të jetë një luftë e gjatë. Kemi arritje të rëndësishme në të, por edhe humbje të dhimbshme”, ka thënë tutje ai.
“I gjithë kombi i Izraelit ju përqafon nga zemra, familjet tona. Ne jemi të gjithë me ju në kohën tuaj të pikëllimit të madh”, ka shtuar ai.