Deputetët opozitarë e kanë lëshuar seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ky veprim nga opozita erdhi nga pozita që nuk votoi pro dy kërkesave të tyre për diskutimin e mocioneve për miratimin e kërkesave të minatorëve grevistë dhe kërkesat e njësisë elitare të Policisë së Kosovës.
PDK-ja e parashtroi mocionin për minatorët, e AAK-ja për protestat e Njësisë Speciale Intervenuese dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër mocionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta futur në rend të ditës debatin parlamentar për minatorët.
Ata kanë abstenuar në mocionin për policinë, pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese.
Deputetët e LVV-së nuk i përkrahin mocionet e opozitës për “Trepçën” dhe Policinë