Isni Kilaj, ish-kryetari i Malishevës është caku tjetër i bastisjeve të Gjykatës Speciale ka bërë të kryetari i degës së OVL-UÇK në Malishevë, Metush Kryeziu.
Kryeziu është shprehur i indinjuar me akte “të tilla qyqare”.
“Te indinjuar me aktet e tilla qyqare . Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEXIT ne mëngjesin e sotëm vazhduan me bastisjen e shtëpisë te Komandantit Isni Kilaj . Çka po ndodhë. Pse po targetohen një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin. Tash më kjo gjykatë ne mungesë te fakteve po benë spektakël. Turp!”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit cak i bastisjeve të Prokurorisë Speciale kanë qenë ish-këshilltarët e Hashim Thaçit, Blerim Shala, Bashkim Smaka, Artan Behrami dhe Ismajl Syla.