Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër mocionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta futur në rend të ditës debatin parlamentar për minatorët. Gjithashtu, abstenuan në mocionin për policinë, pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese.
Për këtë ka reaguar i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se deputetët e shumicës me të ardhura mujore afër 2 mijë euro votuan kundër minatorëve dhe policëve të Kosovës.
“Deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“A ka ku shkon më poshtë”, ka pyetur Krasniqi, duke shtuar se deputetët e mazhorancës “përfaqësojnë vetën interesat personale”.
“Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”