Pos shtëpisë së tij në Lubizhdë të Malishevës, EULEX-i ka bastisur edhe banesën e Isni Kilajt në Prishtinë.
Isni Kilaj, ish-kryetari i Malishevës, është caku tjetër i bastisjeve të Gjykatës Speciale.
Vëllai i Isni Kilajt, Fatmiri, ka treguar për RTV Dukagjinin që pjesëtarët e EULEX-it “kanë ardhur në ora 06:00 të mëngjesit në fshatin Lubizhdë të Malishevës”.
Ai ka treguar se është lajmëruar nga Isni Kilaj i cili gjendet në banesën e tij në Prishtinë se edhe atje janë duke u zhvilluar bastisjet nga EULEX-i.
Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit, cak i bastisjeve të Prokurorisë Speciale kanë qenë ish-këshilltarët e Hashim Thaçit, Blerim Shala, Bashkim Smaka, Artan Behrami dhe Ismajl Syla.