Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka thënë se monitorimi i rreziqeve të paraqitura nga Inteligjenca Artificiale(IA) nuk duhet t’u lihet në dorë vetëm kompanive të mëdha të teknologjisë.
I pari i Britanisë, Sunak, për BBC-në ka thënë se qeveritë duhet të ndërmarrin veprime për këto dhe jo vetëm kompanitë e IA-së.
Sunak, gjithashtu, ka folur për këtë në Samitin e Sigurisë së Inteligjencës Artificiale, ku është njoftuar një deklaratë globale për menaxhimin e rreziqeve të AI-s.
Diskutimet vijnë në mes të shqetësimeve në rritje për format shumë të avancuara të IA-s me aftësi ende të panjohura.
Muajve të fundit, disa vende vetëm se kanë filluar të adresojnë rreziqet e mundshme, të cilat mund të përfshijnë shkelje të privatësisë, sulme kibernetike dhe zhvendosje të vendeve të punës pas avancimit të IA-së.