Janë ndaluar 11 automjete për transport ilegal të drunjve në Ferizaj.
“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar 11 automjetet për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët a Agjencionit të Pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personave për transport ilegal, ndërsa janë konfiskuar edhe sasia e drunjëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Policia ka thënë se do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve, derisa të dhënat e qytetarëve do të ruhen në konfidencialitet të plotë.