Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur 18-vjeçarja në Prizren, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj më 11 tetor të këtij viti.
18-vjeçarja është shoqëruar në sektorin rajonal të hetimeve në Prizren, ku është bërë edhe intervistimi i saj.
Të gjitha veprimet e ndërmara janë bërë në konsultim dhe koordinim me prokurorin e shtetit.
Policia e Kosovës ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunim, me ndihmën e të cilëve është arritur të bëhet lokalizimi i vendodhjes së qytetarët dhe zbardhja e rastit.