Kurti: Nuk e kam pranuar draft-statutin e BE-së për Asociacionin

"Të gjithë ata që po flasin në emër timin e shumë prej tyre jeni në këtë sallë se kinse kam pranuar një draft të tillë janë duke keqinformuar, kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të gjithë ata që thonë se ai e ka pranuar një draft-statut për Asociacionin janë duke keqinformuar, pasi, siç thotë ai, vetëm ka ofruar mundësinë që ta nënshkruajnë, por nuk ka pasur interesim nga ana e Beogradit.

Sipas tij, nuk vjen në shprehje kurrfarë pranimi pa e parë atë draft deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Të gjithë ata që po flasin në emër timin e shumë prej tyre jeni në këtë sallë se kinse kam pranuar një draft të tillë janë duke keqinformuar, kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju. Ta pranosh do të thotë të marrësh obligim për të zbatuar. Unë kam ofruar të nënshkruajmë dhe si rrjedhojë të pranojmë, meqenëse nuk ka nënshkrim s’ka pranim, kur s’ka pranim, s’ka zbatim”, thënë Kurti.

Ai tutje i është drejtuar opozitës se pse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë Asociacionin me dy ish-kryeministra të Kosovës por se nuk po është i gatshëm ta nënshkruajë me të.

“Unë jam edhe i gatshëm për nënshkrim edhe i interesuar Beogradi nuk po donë me nënshkru me mu, ka nënshkru edhe me PDK edhe me LDK, aman më tregoni qysh ja keni bërë që të mësoj edhe unë. Dilni këtu në foltore edhet me njofton sinqerisht, e mundësisht e kolegjialisht e vëllazërisht qysh ia keni bërë bre që me juve nënshkrujke. Me mu po ikë s’po nënshkrun, po shpallë zgjedhje. Në dialogun e juaj ai është konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhje tash unë jam konstant e në Serbi mbahen zgjedhje”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika