Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar pasi mediat në Serbi kishin raportuar se “a është babai i tij gazetari shqiptar, Fahri Musliu?”.
Gazeta “Danas” ka thënë se presidenti Vuçiq gjatë një emisioni ka përmendur se “Musliu nuk është babai im, babai im është Angjellko”.
Ditë më parë gazeta e lartcekur kishte publikuar një shkrim “Shqiptari në Beograd, kush është Fahri Musliu që Vuçiq thotë se nuk është babai i tij”.
Pas kësaj, partia e Vuçiqit e kanë quajtur këtë si sulm ndaj tij.
Përveç kryeministres Brnabiq, këtë si sulm ndaj Vuçiqit e kanë quajtur edhe deputetë e ministra të tij.