Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Aleksandar Vulin-it nga posti i drejtorit të Inteligjencës të Serbisë.
Përmes një postimi në platformën X, Musliu ka thënë se problemi i Serbisë nuk është Vulin-i, por, sipas tij, është ai që e ka emëruar atë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ky problem do të zgjidhet me dorëheqjen e Vuçiqit”, ka thënë Musliu. Sipas tij, drejtori tjetër i BIA-s do të jetë i njëjti, sepse i njëjti është edhe Vuçiq.
🇷🇸 intelligence director #Vulin resigned. Vulin is not 🇷🇸 problem, but the one who appointed him. This problem will be solved by the resignation of #Vucic! The other #BIA director will be the same, because Vucic is the same. pic.twitter.com/lmBgclPLs9
— Agim Musliu (@agim_musliu) November 3, 2023
Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Lexo dhe: Vulin jep dorëheqje nga posti i drejtorit të Inteligjencës së Serbisë
Këtë e ka konfirmuar vetë ai nëpërmjet një njoftimi.