KPK-ja i reagon Rrustemit të VV-së për deklaratat që kishte bërë dje

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka kritikuar akuzat e deputetit të LVV, Adnan Rrustemit, pasi ai kishte shpallur iniciativën për shkarkimin e anëtarit të (KPK), Agron Beka, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. KPK i ka kërkuar atij të prezantojë prova të mjaftueshme për pretendimet e tij

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka reaguar deputetit dhe kryetarit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, Adnan Rrustemi.

Sipas KPK-së, Rrustemi në seancën plenare të kuvendit, të mbajtur dje, ka shpifur dhe ka propozuar iniciativën për shkarkimin e anëtarit të KPK-së, Agron Beka, duke vënë në lajthitje, sipas tyre, komisionin dhe deputetët, pa pasur argumente ligjore, por vetëm qëllim të realizimit të interesave politike për ndërhyrje në sistemin prokurorial, veçanërisht, sipas tyre, para proceseve të rëndësishme që janë në vazhdim e sipër.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe të nderuar deputetë, ju njoftojmë se anëtari i KPK-së, z.Beka, për angazhimin e tij në KPK nuk ka asnjë vërejtje në ushtrimin e detyrës së tij, asnjë shkelje dhe aq më pak procedurë. I njëjti me punën e tij dhe profesionalizmin e treguar ka ndihmuar dhe po ndihmon sistemin prokurorial dhe KPK-në në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese”, thuhet në njoftim .

“Tendenca e djeshme nga deputeti në fjalë, duke mos e ruajtur aspak profesionalizmin, duke iniciuar procedurë për shkarkim në bazë të disa letrave nga disa njerëz të akuzuar tanimë nga Prokuroria, që fare nuk kanë të bëjnë me KPK-në dhe duke dashur që t’ia imponojë Kuvendit edhe informatat shpifëse dhe fyese, dëshmon se kjo urrejtje dhe tendencë është për të ndërhyrë në institucionin e pavarur dhe kushtetues – në Këshillin Prokurorial të Kosovës”, vijon në njoftim.

Më tej, KPK-ja i ka kërkuar Rrustemit që pretendimet me prova, të supozuara nga ai, t’i deponojë në organin e akuzës, me qëllim që të dalë e vërteta në pah.

“Nëse i njëjti nuk e bën një veprim të tillë dhe se pretendimet e z.Rrustemi nuk faktohen, atëherë ndaj tij do të ketë reagime ligjore”.

Ndër të tjera, sipas reagimit të tyre, “Këshilli Prokurorial i Kosovës, edhe një herë potencon se z.Agron Beka ka vepruar në kuadër të autorizimeve të veta si anëtar i KPK-së dhe këtë vlerësim nuk mund ta bëjë askush tjetër përpos organit ku punon dhe vepron”.

“Tendenca për të folur në emër të KPK-së dhe tendencat për t’i zbatuar qëndrimet e keqpërdoruesve të Fakultetit Juridik – UIBM në Mitrovicë, janë edhe një dëshmi se po tentohet të merret nën kontroll institucioni më i rëndësishëm kushtetues, i cili është themel për ta ruajtur sigurinë juridike në këtë vend”, përfundon njoftimi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika