Për çka dhe sa kishte qenë i dënuar Nexhat Krasniqi, i sanksionuari nga ShBA?

DASH e ka sanksionuar Nexhat Krasniqin, shef i prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si “të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”

Foto:Kallxo.com

Departamenti amerikan i Shtetit e ka sanksionuar Nexhat Krasniqin, shef i prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

DASH e ka caktuar si “të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”.

Por në çka kishte qenë i përfshirë ?

Rasti kishte të bënte me realizimin e Parkut Industrial në Drenas, ku Krasniqi akuzohej se në cilësinë e zyrtarit kishte pranuar ryshfet nga kompania “Eltoni” lidhur me dhënien e lejes së ndërtimit, raporton Kallxo.com

Lidhur me këto akuza, Nexhat Krasniqit i ishte shqiptuar dënim prej 26 muaj burgim më 21 shtator të vitit 2015 për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Për të ardhur deri te ky aktgjykim, në Gjykatën Themelore të Prishtinës lidhur me këtë rast ishin mbajtur 22 seanca gjyqësore.

Aktakuza ishte ngritur më 5 nëntor të vitit 2015 për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim.

Ndaj dënimit të themelores prej 26 muajsh burgim, Nexhat Krasniqi i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit, e cila e kishte ndryshuar edhe lartësinë e dënimit edhe cilësimin juridik të veprës penale.

Apeli më 2 maj të vitit 2016 ia zvogëloi dënimi Krasniqit në 18 muaj burgim me kusht për veprën penale – keqërdorim i detyrës zyrtare.

Avokati i Krasniqit, Florent Latifaj, ka thënë për Kallxo.com se për rastin në fjalë ka arritur afati për rehabilitimin gjyqësor dhe është i fshirë nga evidenca.

Trupi gjykues që mori këtë aktgjykim kishte qenë i përbërë  nga gjyqtari i EULEX-it Radostin Petrov në cilësinë e kryetarit dhe gjyqtarit raportues, pastaj gjyqtarja e EULEX-it Hajnalka Veronika Karpati dhe gjyqtari kosovar i Gjykatës së Apelit, Driton Muharremi, në cilësinë e anëtarëve të kolegjit.

Edhe me këtë aktgjykim Nexhat Krasniqi nuk kishte qenë i kënaqur duke iu drejtuar Supremes me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.

Në shkurt të vitit 2017 Supremja ia refuzoi kërkesën.

Gjykata Supreme kishte konstatuar se aktgjykimet e mëparshme (të Themelores dhe Apelit) nuk kishin qenë me shkelje të dispozitave procedurale siçc kishte pretenduar paraqitësi i kërkesës, Nexhat Krasniqi.

Ky rast ka marrë përgjigje deri në Gjykatën Kushtetuese.

Në shkurt të vitit 2018 kjo Gjykatë vlerësoi se Nexhat Krasniqi kishte bërë kërkesë të papranueshme.

Përbërja e Kushtetueses është si vijon; Arta Rama-Hajrizi, kryetare, Ivan Cukalovic, zevendeskryetar, Altay Suroy, gjyqtar, Almiro Rodrigues, gjyqtar, Snezhana Botusharova, gjyqtare, Bekim Sejdiu, gjyqtar, Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare dhe Gresa Caka-Nimani, gjyqtare.

Sipas dosjes së kësaj Gjykate, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme në aktgjykimet e tyre kanë dhënë arsyetime të qarta dhe të hollësishme.

“Gjykata thekson se nuk është detyrë e Gjykates Kushtetuese të merret me gabimet e faktit ose të ligjit që pretendohet të jenë bërë nga gjykatat e rregullta gjatë vlerësimit të provave apo zbatimit të ligjit (ligjshmëria), përvec; dhe per aq sa ato të mund të kenë shkelur të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmëria)” – përshkruhet në arsyetimin e Kushtetueses.

Pjesë e aktgjykimit kishte qenë edhe biznesmeni, pronari i kompanisë “Eltoni”, Hilmi Bellopoja, i cili ishte liruar nga akuza sepse vepra për të cilën ai akuzohej – falsifikim i dokumenteve, ishte vjetërsuar për hiç më pak se katër vite./Kallxo.com

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Të fundit nga rubrika