Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) mëngjesin e së shtunës kanë njoftuar se kanë vrarë “dhjetëra” anëtarë të Hamasit dhe kanë shkatërruar më shumë nga infrastruktura e grupit gjatë ditës së kaluar.
Ai thotë se Hamasi filloi “sulme të shumta në tentativë” ndaj trupave të IDF nga boshtet e tunelit dhe komplekset ushtarake në veri të Rripit të Gazës, shkruan BBC.
“Ushtarët e IDF u angazhuan me 15 operativë të Hamasit duke vrarë disa prej tyre” dhe shkatërruan tre nga pikat e vëzhgimit të grupit me zjarr tankesh”, thotë IDF.
Gjithashtu gjatë natës, IDF filloi një bastisje në jug të Gazës, gjatë së cilës trupat e saj të blinduara dhe inxhinierike “takuan një celulë terroriste që dilte nga një bosht tuneli”.
Në përgjigje,”trupat qëlluan me predha në drejtim të grupit dhe i vranë ata”, tha ushtria.
Dje ajo tha se kishte rrethuar qytetin e Gazës dhe kishte vrarë dhjetë “terroristë të lartë të Hamasit që mbanin gradën e barabartë me komandantin e batalionit ose brigadës” dhe që kishin planifikuar sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit, në të cilat u vranë 1,400 izraelitë.
IDF gjithashtu konfirmoi se kishte goditur një ambulancë që thotë se po përdorej nga operativët e Hamasit.
Izraeli ka vazhduar të bombardojë Rripin e Gazës në katër javë që nga sulmet e Hamasit, duke thënë se ka hedhur 10 mijë municione vetëm në qytetin e Gazës.
Deri më tani, sipas organizatës “Save The Children”, më shumë fëmijë janë vrarë brenda 3 javëve në Gazë sesa në të gjitha konfliktet botërore të tre vjetëve të fundit.