Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka thënë se do të lejojnë trafikun në një prej dy autostradave kryesore veri-jug të Gazas, në mënyrë që banorët në veri të mund të ikin në jug të Rripit.
Ata kanë njoftuar se rruga Salah al-Din do të jetë e kalueshme për tri orë, nga ora 13:00 deri në orën 16:00, raporton BBC.
Në mesazhin e tyre thuhet se liderët e Hamasit veçse po mbronin veten, duke nxitur civilët që ta bëjnë të njëjtën duke i marrë instruksionet për të lëvizur drejt jugut.
Ushtria izraelite thotë se ka rrethuar qytetin e Gazës.