Një person të shtunën e katër nëntorit është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërkaq viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt”, thuhet në raport.
Në raport ky rast është cilësuar si “dhunim”.