Deputeti i LVV-së: S’ka Asociacion pa njohje de facto

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se Kosova nuk pranon të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa njohje de facto të Kosovës nga Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se Kosova s’do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa njohje de facto të Kosovës nga Serbia.

Deputeti i pushtetit thotë se duhet zbatuar plotësisht plani euroamerikan për sekuencimin e marrëveshjes së Brukselit, plan që u dakordua në Ohër.

Por, Rrustemi thotë se nëse do të ketë nënshkrim të marrëveshjes i mbetet Gjykatës Kushtetuese, të thotë fjalën e fundit për Asociacionin.

“Plani i ri i zbatimit synon që në një mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe të plotë të senksuencojë zbatimin e marrëveshjes bazë të Brukselit. Natyrisht është edhe drafti për nenin shtatë për vetëmenaxhimin e komunitetit serb. Kurti në takimin në Bruksel është treguar i gatshëm për të nënshkruar të tri marrëveshjet. Marrëveshjen Bazë të Brukselit, aneksin e Ohrit dhe planin e ri të pesëshes euroamerikane bashkë me draftin për nenin shtatë. Normalisht drafti, për aq sa është thënë bazohet në Kushtetutën e Kosovës, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimin e Chollet dhe Escobar mbi atë çka mund të jetë dhe çka nuk mund të jetë Asociacioni, po ashtu edhe mbi letrën e Mogherinit dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, që nënkupton se ky mekanizëm nuk mund të ketë mekanizma ekzekutive dhe nuk mund të jetë nivel i tretë i pushtetit. Në cilëndo situatë, në rast se do të ketë nënshkrim, pranim dhe zbatim të marrëveshjes së Brukselit drafti mbi vetëmenaxhimin e komunitetit serb do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo do të thotë fjalën e fundit mbi atë se a është në përputhje me Kushtetutën”, tha Rrustemi.

Sipas tij, për Kosovën do të jetë e papranueshme që Asociacioni të trajtohet vetëm si pikë e veçantë dhe të mos ketë plan të qartë të zbatimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

“Për Kosovën është e papranueshme që të trajtohet një pikë e veçantë e marrëveshjes bazë pa u garantuar me një plan real dhe të ekuilibruar të zbatimit të marrëveshjes së plotë. Keni parasysh se nuk mund të diskutohet vetëm për pikën e shtatë pa u siguruar që përmbushet pika e parë, dytë dhe e tretë që janë me rëndësi të veçantë për Kosovën dhe që nënkuptojnë njohjen de facto”, tha Rrustemi.

Ai akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog, madje sipas tij edhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme atje në kohën kur ka përpjekje të shtuara ndërkombëtare për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën tregon një gjë të tillë.

Rrustemi kërkon po ashtu dënimin dhe sanksionimin e Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 tetor, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Mosndëshkimi eventual i Serbisë për aktin e agresionit është një lloj sinjali që mund të keqpërdoret nga Serbia, që mund të përsëriten aktet të tilla madje edhe më të rënda. Prandaj duhet të sanksionohet Serbia dhe të sillet Milan Radoiçiq dhe grupi terrorist për t’u gjykuar në Kosovë”, thotë ai.

Rrustemi po ashtu e sheh të domosdoshme largimin e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës./KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika