Sveçla: Drejtësia për vrasjen e Astrit Deharit është e pashmangshme, zvarritja e vrasjes së tij rëndon dhimbjen e përbashkët

Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme, ka thënë ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla teksa ka kujtuar aktivistin e LVV-së, Astrit Deharin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se zvarritja e zbardhjes së “vrasjes” së aktivistit të LVV-së, Astrit Deharit, rëndon dhimbjen e përbashkët.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme.

“Sot bëhen 7 vite pa shokun e bashkëaktivistin tonë Astrit Dehari. Mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, teksa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët. Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme. Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme. Drejtësi për Astritin”, shkroi Sveçla.

Shtatë vjet më parë, Kosova u trondit me një vdekje e cila ende sot vazhdon të jetë një mister.

Ky është misteri i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili  vdiq në qelinë e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016.

Për të shënuar këtë ditë, VV-ja ka organizuar disa aktivitete.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika