Rreth 15 mijë refugjatë afganë largohen prej Pakistanit brenda 24 orëve

Autoritetet pakistaneze i kanë riatdhesuar rreth 15 mijë refugjatë afganë në 24 orët e fundit

Autoritetet pakistaneze i kanë riatdhesuar rreth 15 mijë refugjatë afganë në 24 orët e fundit, teksa rriten përpjekjet për ta luftuar migrimin ilegal.

Sipas shifrave qeveritare të Pakistanit, rreth 4.4 milionë refugjatë afganë jetojnë në Pakistan, dhe 1.7 milion prej tyre janë pa dokumente valide.

Pakistani ka njoftuar muajin e kaluar se do të kryejë dëbime masive të refugjatëve afganë pa dokumente, vendim që është kritikuar nga qeveritë perëndimore dhe grupet ndërkombëtare për të drejta të njeriut.

Ministria e Brendshme e Pakistanit ka thënë të shtunën se mbi 200.000 refugjatë afganë janë dëbuar prej Pakistanit prej nisjes së fushatës.

Sipas disa zyrtarëve pakistanezë, mbi 90 për qind e refugjatëve janë duke u nisur vullnetarisht drejt Afganistanit.

Refugjatët ilegalë nuk gëzojnë mbështetje financiare.

Pakistani ka dhënë urdhër për dëbime disa muaj pas tensioneve me udhëheqësit talibanë në Afganistan, lidhur me sulmet kufitare.

Islamamabadi i ka fajësuar militantët islamikë për operacionet e kryera në anën afgane.

Vëzhguesit i shohin dëbimet si mënyrë për t’iu bërë presion talibanëve që të marrin vendime kundër militantëve afër kufirit./REL

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika