Banorja e Big Brother Vip Kosova, Vesa, ka dhënë detaje për ndarjen e saj me futbollistin Mërgim Berishën.
Teksa po rrëfehej te banoret, Vesa tha se ish-shoqja e saj e ngushtë e kishte tradhtuar, duke pretenduar se është lidhur me ish të fejuarin e saj, Mërgim Berishën.
Ajo ka treguar se bashkë me ish-shoqen e saj të ngushtë po bënin organizimin e dasmës, kur dy muaj para të cilës Vesa u nda nga Mërgimi.
Banorja e Big Brother Vip Kosova thotë se ndonëse ish-shoqja e saj thotë se nuk ka pasur shoqëri me Vesën, megjithatë kjo e fundit ka fotografi të cilat i konsideron si fakte.
“Më ka ardh një lajm që e kanë parë shoqnia jem në Gjermani, me një ish shoqe timen të ngushtë, dorë për dore. Pas dy javësh. Ish-shoqja ime e ngushtë ka qenë në Turqi te na me motrën e vet, unë jam përla me ish-të fejuarin tim edhe e kam lënë në makinë me shoferin, ai më ka ardhë pas se normal burrë, çka ka bërë ajo, e ka thirr nënën time edhe i ka tregu krejt, Vesa s’po e din çfarë jete ka, Vesa e ka jetën e mirë, na krejt duam ta kemi jetën si Vesa. Mami më ka thirr më ka tregu se çfarë ka thënë ajo… e kam largu nga shtëpia por e kemi thirrë prapë më ardh në shtëpi edhe ia fala. Kur shkoi në Gjermani kurrë më s’më ka folur. Ajo ka qenë “Bride made”, ajo me mua e ka bërë organizimin e dasmës. Sot për sot janë të martuar. Unë krejt faktet i kam. Ajo çika thotë se nuk më ka parë kurrë, nuk më ka pasur hiç shoqe, a unë krejt fotot i kam”, tha Vesa.