Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka përjashtuar edhe një herë çdo lloj armëpushimi në Gaza derisa të gjithë pengjet të lirohen.
Ai ka refuzuar vazhdimisht thirrjet për një armëpushim, shkruan SkyNews.
“Nuk do të ketë armëpushim pa kthimin e pengjeve tanë, ne ua themi këtë si armiqve, ashtu edhe miqve tanë”, ka thënë ai.
Netanyahu u kishte thënë ekuipazheve ajrore dhe tokësore në bazën e forcave ajrore Ramon në Izraelin jugor, se do të vazhdojnë të luftojnë gjerësa të triumfojnë në këtë luftë izraelitët.
“Ne do të vazhdojmë derisa t’i mundim ata”, ka përfunduar ai.