Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka informuar se në tre ditët e fundit janë bërë 2 mijë e 780 testime për coronavirus dhe janë regjistruar 151 raste të reja.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në tre ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur.
Me këto raste numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 311 mijë e 350, prej të cilëve 301 mijë e 545 janë shëruar, ndërsa 9 mijë e 297 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri më 23 maj është 508.