Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Rexhepi ka plasur ‘bombën’ duke thënë se te Liria kishte pasur armiqë të brendshëm dhe të jashtëm.
Megjithatë, përkundër kësaj thotë se i ka mposhtur të gjithë dhe nuk ia ka pasur frikën askujt.
”Kam qenë trajner atje një vit, e kam thënë edhe më herët që në atë qytet i kam mposhtur të gjithë. Edhe armiqtë e brendshëm, edhe të jashtëm, të gjithë i kam mposhtur. Kam qëndruar shumë i fortë, në këmbë dhe nuk jam dorëzuar. Nuk i jam frikësuar asnjërit në atë qytet. Këtë e kam bërë për qytetarët e Prizrenit dhe tifozët ‘Arpagjiktë’,” tha ai.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.