Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i gjinisë mashkullore në Gjakovë.
Në njoftimin e Policisë thuhet rasti në konsultim me prokurorin është hapur si “Sulm seksual” dhe se ka shkuar në procedurë të rregullt.
Rasti në fjalë dyshohet të ketë ndodhur më 27 tetor në ora 13:00.
“Më 05.11.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është sulmuar dhe ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për t’i vazhduar hetimet e mëtejshme.