“Sikur ta dija” projekti i fundit i Alban Skenderaj

Këngëtari, Alban Skenderaj në projektin e tij të fundit

Artisti i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, ka publikuar projektin e tij më të fundit solo, të titulluar “Sikur ta dija”.

Kënga e tij u publikua të dielën dhe për pak orë i ka grumbulluar mbi 75 mijë klikime.

Autor i tekstit dhe i muzikës është vetë artisti Alban Skenderaj, ndërsa në piano luan Mario Deda.

“Sikur ta dija
Do të shtrëngoja ditë e natë
Ti puthja duart
Të thoja se sa jam me fat
Sikur ta dija
S’do vija kurrë asgjë në botë
Para lumturisë tënde, veç”, janë vargjet e para të thurura nga artisti tek projekti i tij i fundit.

Projekti paraprak i këngëtarit 41-vjeçar është “Ja ku jam”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika