Ukraina pret raport “pozitiv” nga KE-ja

Ukraina pret një vlerësim pozitiv nga Bashkimi Evropian sa i përket përparimit të Kievit në rrugën drejt anëtarësimit eventual në BE

Ukraina pret një vlerësim pozitiv nga Bashkimi Evropian, sa i përket përparimit të Kievit në rrugën drejt anëtarësimit eventual në BE, në raportin që pritet të publikohet gjatë javës.

Kështu tha një zyrtare e lartë e Qeverisë ukrainase të hënën, duke shtuar se Kievi ka përmbushur të gjitha reformat që i janë kërkuar.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Olha Stefanishyna, dha një intervistë për Reuters para se Komisioni Evropian të publikojë raportin të mërkurën. Kievi shpreson që në raport të rekomandohet që liderët e BE-së të vendosin në dhjetor për nisjen formale të bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën.

“Dua të them se vlerësimi definitivisht do të jetë pozitiv, sepse ne kemi qenë në kontakt të përhershëm me Komisionin Evropian, kemi diskutuar për hapat dhe kemi negociuar hapat që ne kemi arritur t’i zbatojmë”, tha Stefanishyna.

KE-ja tha në qershor se Ukraina ka përmbushur dy prej shtatë kushteve që më herët kishte vendosur BE-ja për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

“Mendoj se qëllimi i vlerësimit sa u përket shtatë hapave ka të bëjë me gjithçka që jemi pajtuar dhe ne i kemi zbatuar ato”, tha ajo.

Bisedimet për anëtarësim me një shtet kandidat zakonisht zgjasin për vite të tëra, pasi kërkohen që të përmbushen kritere ligjore dhe ekonomike para se një vend të bëhet anëtar i BE-së.

BE-ja, që aktualisht ka 27 anëtarë, po ashtu, është shprehur kundër pranimit të një shteti që po zhvillon luftë, sikurse është rasti i Ukrainës, shtet që nga shkurti i vitit të kaluar po përballet me pushtimin rus./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika