A po tenton Vuçiqi që përmes zgjedhjeve t’i shmanget dialogut?

Shpallja e zgjedhjeve në Serbi, sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu-Hysenit, është tentativë e presidentit Aleksandar Vuçiq që t’i shmanget obligimeve në procesin e dialogut dhe nënshkrimi të marrëveshjes. Pothuajse mendim të njëjtë kanë edhe njohës të këtij procesi duke thënë se presidenti serb për të tretën herë ndër vite përmes zgjedhjeve tenton të pauzojë prezencën në dialog, por kësaj radhe sipas tyre nuk do të tolerohet nga ndërkombëtarët

Më 26 tetor në Bruksel refuzoi çfarëdo nënshkrimi me të cilin e njeh Pavarësinë e Kosovës, ndërsa nga kjo javë fokusin do ta ketë në fushatën elektorale në Serbi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq edhe pse e ka të sigurt postin e presidentit, por me partinë e tij synon kryetarët e 65 komunave dhe karrigen e Kryeministrit.

Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi, sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu-Hysenit, është plan i Vuçiqit që shmanget nga pozicioni i pa-favorshmën në procesin e dialogut.

“Serbia po e shfrytëzon armën e saj të fundit shpalljen e zgjedhjeve në mënyrë që me e stagnu procesin e dialogut, por unë besoj që këtu do të duhet me pas një qasje ndryshe të Bashkimit Evropian dhe presion më të madh karshi Serbisë”, thotë Arbresha Kryeziu, Deputet e LVV-së.

Përpos zgjedhjeve në Serbi, në vitin 2024 mbahen edhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, e po ashtu më 6 dhe 9 qershor votohet për deputetët të parlamentit evropian.

Përkundër se përpara i kemi tri palë zgjedhje, Shefja e Komisionit për Punë të Jashtme, nuk mendon se do të ndikojnë në procesin e dialogut.

Nëse jo zgjedhjet në BE dhe SHBA, ato në Serbi sipas analistit Tomor Avdija janë të organizuara më së shumti me qëllimin që t’i iket dialogut dhe nënshkrimit të marrëveshjes.

Ai thotë se deri në fund të janarit Serbia do të largohet përkohësisht nga procesi i dialogut për shkak të zgjedhjeve, por nuk pret se amerikanët dhe evropianët do t’i tolerojnë gjatë.

“Serbisë i ka shkuar njohja de-fact dhe pa u pranu ky fakt nuk mundet me u zbatu as asociacioni as të shkohet në votim për të dhe as nuk mund të ndërmerren hapa të tjerë, të cilat janë kërkuar nga nga negociatorët, BE dhe SHBA. Nëse e bënë një hap të tillë Qeveria jonë është gabim taktik në dialog dhe pastaj Serbia këto i godet shumë shpejt dhe i kthen në favorin e saj”, thotë Tomor Avdija, Analist.

Nga Zyra e Zëdhënësi të BE-së, Peter Stanos RTV Dukagjini ka kërkuar të kuptojë nëse do t’i ftojnë palët për takime të radhës në Bruksel, por nuk kanë ofruar përgjigje.

Në kryeqendrën evropiane nuk dihet nëse do të ketë takime për dialogun por në Prishtinë është e sigurt se po. Rreth orës 17:00 në aeroportin e Prishtinës ka aderuar, emisari Miroslav Lajçak.

Lajçak të hënën vonë është takuar me kryenegociatorin Besnik Bislimi ndërsa të martën do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive opozitare, e madje raportohet se do të shihet edhe me Listën Serbe.

Pas vizitës në Prishtinë nuk dihet nëse Lajçak do të vazhdojë udhëtimin për në Beograd.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika