Mopërdorimi i ujit të Badocit, qytetarët ankohen për shpenzimet

Uji i liqenit të Badocit vazhdon të mbetet i ndaluar për konsumim si shkak i ngritjes së nivelit të manganit. Qytetarët po detyrohen të furnizohen me ujë në burime të tjera ngase blerjen e mjaftueshme të ujit e konsiderojnë të papërballueshme nga ana financiare

Uji i liqenit të Badocit po vazhdon të jetë i ndaluar për konsumim.

Mirëpo, për shumëkë pikë furnizimi pa u kushtuar xhepin për qytetarët është bërë “Qeshmja e Matiqanit”.

Me bidonë të shumtë, ata presin në radhë tek ky rubinet ngase për ta, më i përballueshëm mbetet furnizimi tek kjo pikë.

Por ka të tjerë që po blejnë ujë, e për cka edhe janë ankuar në cmime.

Familjeve të shumta në Prishtinë, blerja e ujit po iu kushton mbi 50 euro në muaj.

“Prej qe e kanë lajmëru që s’duhet me përdor ma uji ne gjithë po e blejmë. Ka dy tre bidona qeshtu po na shkojnë. Shtrejtë valla se veç me një rrogë, boll shtrenjtë se veç djali punon na tre tjertë jemi pa punë. Na duhet me ble se s’kem ku me marrë”, ka thënë një qytetare.

Ndonëse ishte thënë që ky problem pritej të zgjidhej brenda javës, nga K.R.U “Prishtina” thonë se tashmë kjo nuk dihet.

“Kjo është një dukuri natyrore që quhet dukuri hemiotermike dhe derisa nuk e dimë pse, se kjo ndodhë për shkak të temperaturave kur netët janë të ftofta e ditët të nxehta, atëherë nuk mund ta dimë se kur do të largohet por po shpresojmë sepse jemi në përcjellje tè vazhdueshme e po shpresojm të bjerë”, ka thënë Arjeta Mjeku, zëdhënëse e K.R.U “Prishtina”.

Megjithatë, Mjeku thotë se “K.R.U Prishtina” po vazhdon të ndërmarrë hapa në këtë drejtim.

“Jemi duke u marrë me shpërlajrjen e linjave nagjistraleve sekondare, pra shpërlarjen e gypave vazhdimisht sepse është një rekomandim i radhës nga instituti. Sot do dalim të marrim mostra në çdo pikë të qytetit për të parë nivelin e manganit”, ka thënè Mjeku.

Mjeku thekson se shpërndarja e ujit po vazhdon të bëhet nga autobotët dhe se kërkesa për ujë të pijshëm, është rritur.

Televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me IKSHPK-në por nga të njëjtit, nuk ka pranuar përgjigje.

Njoftimi për mospërdorimin e ujit të Badovcit mbetet në fuqi që nga 19 tetori deri në njoftimin e radhës.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika