Një medium në Shqipëria e ka publikuar një dokument, ku pretendohet se është faqja e parë e draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i dorëzuar kryeministrit, Albin Kurti, nga emisarët euroamerikanë, para pak kohësh.
Një burim nga Qeveria dhe një nga Presidenca e Kosovës e kanë konfirmuar për Dukagjinin se kjo e përbën faqen e parë të draft-statut të vërtetë, ka njoftuar moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri.
E kjo u kritikua nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka thënë se ky draft-statuti i referohet Marrëveshjes së viti 2013. Pra “Zajednicës” siç i referoheshin aktivistët e VV-së dhe kryetari i saj, Albin Kurti.
Mehmetaj ka shtuar se Kurti asnjëherë nuk ka pasur qëllim ndaljen e themelimit të “Zajdenicës” e as të Demarkacionit, por qëllimi i tij ka qenë pushteti.
“Siç po e shihni, draft-statuti i referohet Marrëveshjes se Vitit 2013, pra Zajednices. Kurti asnjëherë s’ka pasur qellim ndaljen e Zajednices, as te Demarkacionit. Qëllimi përherë ka qene pushteti. Pushteti pra si qellim. Pushtet për hire te pushtetit, asgjë tjetër. Po viktimat si Astrit Dehari? Eh, këto viktima veç mjete”, ka shkruar Mehmetaj.