20-vjeçari vdes në vendin e punës në Partesh

Një 20-vjeçar ka vdekur në vendin e punës në një fabrikë për prodhim të tullave dekorative në fshatin Budrikë e Epërme të Komunës së Parteshit

Fotografi ilustruese

Një 20-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës mbrëmjen e së hënës, në një fabrikë për prodhim të tullave dekorative në fshatin Budrikë e Epërme të komunës së Parteshit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur për portalin Dukagjini se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore në makinën e përzierjes së betonit ku ka punuar.

Më pas, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit, por edhe pse stafi mjekësor ka bërë përpjekje të mëdha për ta shpëtuar 20-vjeçarin, ai ka humbur jetën.

“Me datën 06.11.2023, rreth orës 11:40 Stacionit Policor Partesh ka pranuar informacion se në fshatin Budrikë e Epërme, komuna e Parteshit se viktima mashkull, kosovar shqiptar, rreth 20-vjeçar derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës (fabrikë për prodhim të tullave dekorative) ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me urgjencë është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, ka thënë ai.

Hetuesit rajonalë të Gjilanit dhe prokurori i shtetit kanë iniciuar rastin si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Rrethanat se si ka ndodhur rasti po hetohen nga hetues të hetimeve rajonale Gjilan, në koordinim me prokurorin e shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’’, ka thënë tutje ai.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika