Aksioni i Policisë së Kosovës në veri ka rezultuar i suksesshëm pasi është zbuluar një laborator i kultivimit të drogës në Izvor

Në veri nuk ka të lënduar nga të shtënat gjatë aksionit policor kundër krimit të organizuar. Aksioni i doganës dhe policisë së Kosovës është cilësuar si i suksesshëm nga ana e ministrit Sfeçla

Të hënën në mëngjes është raportuar për një aksion të Doganës dhe Policisë së Kosovës në veri të vendi. Gjatë aksionit gjithashtu është raportuar se ka pasur të shtëna armësh në drejtimi të Policisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sevçla, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka njoftuar se ka rezultuar i suksesshëm aksioni, ndërsa janë zbuluar 10 mijë fije të bimëve narkotike të llojit marihanë.

Sveçla ka thënë se, në mënyrë të pa ndalshme do ta luftojë krimin në Republikën e Kosovës.

“Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg”, ka shkruar në reagimin e tij, në Facebook, Sevçla.

Ndërsa ai, e ka konfirmuar se ka pas të shtëna në drejtimi të Policisë.

“Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material”, ka thënë ai.

Sveçla më tej ka thënë se, Kosova do të çlirohet nga krimi, edhe ka shprehur mirënjohje për Policinë edhe Doganë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika