Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për drejtorin e shërbimeve publike të komunës së Fushë-Kosovës, M. B.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj.
I njëjti po dyshohet për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
“Ju njoftojmë se prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës kompetente, ndaj të dyshuarit, për shkak të veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas KPRK-së”- thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
Sipas një njoftimit që ka lëshuar Prokuroria Themelore më 6 nëntor, M. B. ishte ndaluar për 48 orë.
I njëjti në cilësinë e drejtorit të shërbimeve Publike në komunën e Fushë-Kosovës dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Lexo edhe : https://www.dukagjini.com/ndalohet-per-48-ore-drejtori-i-sherbimeve-publike-ne-fushe-kosove/