Kurti e Rizvanolli vizitojnë Postën e Kosovës, theksojnë mbështetjen e qeverisë për shërbime postare

Gjatë takimit, u vlerësua se Posta e Kosovës është duke siguruar shërbim postar në çdo lagje të madhe dhe çdo fshat të madh, për të siguruar lehtësi të shërbimit, dhe po e zgjeron rrjetin e zyrave postare edhe në veri të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të martën e kanë vizituar Postën e Kosovës, ku janë pritur nga kryeshefja ekzekutive e kësaj ndërmarrjeje, Nora Rraci dhe anëtarët e Bordit Drejtues.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të ministrisë, u vlerësua se Posta e Kosovës është duke siguruar shërbim postar në çdo lagje të madhe dhe çdo fshat të madh, për të siguruar lehtësi të shërbimit dhe po e zgjeron rrjetin e zyrave postare edhe në veri të vendit.

Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës siguron shërbimin postar për të gjithë qytetarët, duke kompensuar shërbimin universal postar në përputhje me Ligjin për Shërbime Postare dhe Rregulloret, dhe se Posta është një partner i Qeverisë në shërbimin “One Stop Shop”, që lejon qytetarët të kryejnë shërbimet e tyre në qendrat e Postës për disa institucione pa pasur nevojë të shkojnë drejtpërdrejt te to.

“Po ashtu, Kryeministri Kurti dhe Ministrja Rizvanolli vlerësuan se në platformën eKosova po integrohen të gjitha shërbimet postare, duke filluar deklarimin e adresës postare, që do t’i jep shtytje të madhe cilësisë së shërbimit”, thuhet në njoftim.

Tutje, ministrja Rizvanolli theksoi mbështetjen që i është dhënë Postës së Kosovës dhe theksoi se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe më tej, në mënyrë që shërbimet postare të jenë afër çdo qytetari të Republikës së Kosovës.

“Kryeshefja ekzekutive dhe Bordi Mbikëqyrës kanë përmendur të arriturat që ka shënuar Posta e Kosovës, si pasurimi i flotës me motoçikleta elektrike, të cilat ua mundësojnë shpërndarjen sa më të shpejtë të dërgesave postare tek qytetarët dhe po ashtu ofrojnë një transport të pastër ekologjik, promovimin që i bëhet vlerave të Kosovës përmes pullave postare dhe të arritura tjera”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika