Ky 20 vjecar nga komuna e Gjilanit, humbi jetën ne mënyre te rëndë e tragjike këtë të hënë.
Ai pësoi lëndime të cilave s’mundi t’u mbijetoj gjatë kohës sa po punonte në fabrikën e prodhimit të tullave dekoruese, këtu në fshatin Budrikë e Epërme të komunës së Parteshit.
Ismet Hashani zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjilanit, ka treguar se si ka ndodhur rasti.
“Dje në orët e mesditës e kemi marr një informatë se një puntorë i cili ka qenë duke punuar në vendin e punës në fabrikën e tullave dekorative ka pësuar lëndime të rënda trupore, ky person i moshës 20 vjecare është dërguar me urgjencë në spital të Gjilanit dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve që kanë bërë, fatkeqesisht ata vetëm kanë mundur të konfirmojnë vdekjen.”, ka thënë Hashani.
Tek shton Hashani se institucionet përgjegjegjese jane duke u marr me rastin thotë se ende nuk ka persona të ndaluar.
“Janë duke i hetuar të gjitha rrethanat e këtij rasti të rendë që na ka tronditur të gjithëve dhe me mbarimin e hetimeve do të dihet përgjegjësia e cdo njërit dhe sigurisht që masat ligjore dp të ndërmirren ndaj kujdo qoftë.”, ka vijuar ai.
Se hetimet po vazhdojnë e thonë edhe nga Prokurororia Themelore në Gjilan, te cilët rastin e kanë cilësuar si ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.
“Ju njoftojmë se për këtë rast, prokurori kujdestar, policia dhe njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është kualifikuar si ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’. Prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime tjera hetimore në lidhje me këtë çështje. Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë.”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
Televizioni ka provuar te marr nje pergjigje edhe nga inspektorati i punës në lidhje me këtë, por të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës.