Haziri pas takimit me Lajçakun: Pranimi i planit të pesëshes ndërkombëtare është një kthesë në dialog

Pranimi i planit të pesëshes ndërkombëtare dhe takimi me liderët evropianë në Bruksel është një kthesë në dialog dhe një pritje për progres, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se pranimi i planit të pesëshes ndërkombëtare është një kthesë në dialog.

Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka njoftuar se në takim është diskutuar lidhur me progresin dhe ngërçin politik që ka dialogu për normalizim të raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

“Paraqita qëndrimin e LDK-së se dialogu nuk ka opsion dhe që është e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve duke përfshirë njohjen e ndërsjellë. Pranimi i planit të pesëshes ndërkombëtare dhe takimi me liderët evropianë në Bruksel është një kthesë në dialog dhe një pritje për progres”, shkroi ai.

Sipas Hazirit, 24 shtatori ka krijuar një ambient të ri politik dhe një ngarkesë të pritur edhe në këtë proces të dialogut.

“Besoj shumë që nga takimi i javës së ardhshme do të arrihet që palët të pajtohen për implementimin e marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, respektivisht marrëveshjes së Brukselit të 27 marsit, e njohur si marrëveshja Kurti-Vuçiq”, shtoi ai.

May be an image of 8 people

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika